Konjufca takohet me ministrin e Drejtësisë të Danimarkës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgaard dhe Komisionin për Legjislacion të Parlamentit të Danimarkës,
Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Ky delegacion do të takohet të premten edhe me Komisionin për Legjislacion, raporton EO.
Kujtojmë se Kosova e Danimarka kanë arritur një marrëveshje lidhur me shfrytëzimin e burgjeve nga Danimarka.
Si rezultat Kosova do të përfitonte disa miliona euro përfitime. Megjithatë, ajo ende nuk është zbatuar.