Konjufca: S’bëjmë koalicion me PDK-në, LDK na refuzoi dy herë - NACIONALE

Konjufca: S’bëjmë koalicion me PDK-në, LDK na refuzoi dy herë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo parti nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, duke përjashtuar një bashkëpunim të tillë.

Në një intervistë për emisionin "Context",Konjufca citohet se ka deklaruar se i vetmi politikan që ka treguar gatishmëri për bashkëpunim me Vetëvendosjen është Fatmir Limaj.

“LDK-ja na ka refuzuar dy herë. Dy herë Kryeministri Kurti i ka dërguar letër për bashkëpunim, por s’ka pasur përgjigje pozitive. Nga ana tjetër, me PDK-në nuk ka vullnet për koalicion. Ndërkohë, nga zoti Limaj kemi parë një gatishmëri për marrëveshje” – ka thënë ai.

Ai shtoi se konstituimi i Kuvendit do të tregojë nëse Kurti ka shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë.

“Nëse Kurti nuk arrin të sigurojë numrat për të formuar Qeverinë, atëherë në lojë hyn kandidati i dytë, siç mund të jetë Bedri Hamza. Kjo është në diskrecionin e Presidentes. Nëse dështon edhe kjo përpjekje, vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja,” - përfundoi Konjufca.

Lajme të ngjashme