Konjufca s'ka pritur që gjykata do ta shpallte të pafajshëm: Vendimi për lirim më ka befasuar - NACIONALE

Konjufca s'ka pritur që gjykata do ta shpallte të pafajshëm: Vendimi për lirim më ka befasuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është befasuar nga vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili e ka shpallur të pafajshëm për hedhjen e gazit në Kuvend.

I pari i Kuvendit ka thënë se procesi i akuzimit të deputeteve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend nuk ka qenë me standarde të njëjta për të gjithë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai deklaruar se nuk do të kishte problem edhe po të dënohej nga gjykata.

“Ky është një proces që është zvarritur se tepërmi. Nuk ka qenë proces gjyqësor me standarde të njëjta. Ka ndodhur dënime me kushte e me gjoba. Në momentin që nuk është vendosur përmes një kriteri të njëjtë unë mendoj që qysh në atë kohë gjykata i ka ndrru standardet dhe pastaj as unë vetë nuk e kam ditë çfarë dënimi do të më presë. Por, që lirohem krejt ka qenë befasi edhe për mua. Kam pritur që të jetë dënim ose me kusht ose me gjobë. Nuk do ta kisha problem që të jem i dënuar”, ka thënë Konjufca, raporton EO.

Lajme të ngjashme