Konjufca pritet nga kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, diskutojnë mbi të ardhmen e rajonit - NACIONALE

Konjufca pritet nga kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, diskutojnë mbi të ardhmen e rajonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga homologu i tij në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i Kuvendit bëri të ditur se takimi ndodhi në kuadër të seancës së 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe sipas tij kjo ishte mundësi shumë e mirë që të diskutohet për të ardhmen sa më të mirë të rajonit.

“Vizioni i zhvillimit ekonomik, i bashkëshoqëruar nga stabiliteti e siguria, nën parimet e palëkundura të demokracisë, bashkëpunimit, respektit dhe barazisë, si dhe qëllimeve të përbashkëta, janë formulimi që e sjell Republikën e Kosovës, si dhe vende të tjera të rajonit, në këtë organizim të rëndësishëm që i përgjigjet Strategjisë së Evropës Juglindore 2030, si dhe udhëzimeve të saj strategjike për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në rajon dhe progres në të mirë qytetarëve tanë”, njoftoi Konjufca në Facebook.

Konjufca tha më tej se Kosova pret që SEECP të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian, dhe të konstribuoj në rritjen e sigurisë në tërë rajonin.

“Në këtë mundësi që na e ofroi SEECP dhe Kryetari Gashi si pritës, pata rastin që përgjatë bisedave të parashtroj kontributin dhe perspektivën e Republikës së Kosovës përbrenda këtij vizioni të përbashkët. Gjithashtu, do të kemi përsëri mundësinë që këto pikëpamje t’i paraqesim përgjatë seancës plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, tha ai.

Lajme të ngjashme