Konjufca në 24 vjetorin e çlirimit: Ishte dita kur erdhi liria dhe ishte edhe sukses në planin ndërkombëtar - NACIONALE

Konjufca në 24 vjetorin e çlirimit: Ishte dita kur erdhi liria dhe ishte edhe sukses në planin ndërkombëtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në rastin e 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar mbarë qytetarët teksa ka falënderuar edhe Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe ka rikujtuar dëshmorët, martirët dhe të gjithë njerëzit që sakrifikuan për çlirimin e vendit.

“Çlirimi i Kosovës është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm mes faktorit vendor edhe bashkësisë ndërkombëtare. Për ne ishte dita e ardhjes së lirisë një datë shume e çmuar për popullin e Kosovës, por ishte po ashtu edhe sukses i madh në planin ndërkombëtar. Sepse, dita e çlirimit të Kosovës koincidoi pikërisht edhe me ndalje e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Kjo natyrisht nuk do të mund të arrihej edhe pa miqtë tanë të çmuar ndërkombëtarë, pa shtetet të cilat e ndihmuan çlirimin e Kosovës”, tha Konjufca.

“Por kjo ndodhi edhe pikërisht për arsye se kauza jonë ishte shumë e drejtë. Ne gjithçka po kërkonim si popull dhe qytetarë ishte që ta heqim pushtimin, okupimin serb shekullor në Kosovë. Për këtë ditë dhamë edhe shumë, kemi dhënë dëshmorët tanë, martirët e Kosovës dhe kishte shumë sakrifica dhe mund të popullit tonë për çlirim, prandaj ata do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë, sepse janë në themelet e lirisë së shtetit tonë”, tha ai.

Lajme të ngjashme