Konjufca: Nëse zbulohet rasti i Deharit, bjen krejt rrjeta kriminale - NACIONALE

Konjufca: Nëse zbulohet rasti i Deharit, bjen krejt rrjeta kriminale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se në momentin kur rasti i Astrit Deharit do të zbardhet do të bie rrjeti që e ka organizuar këtë krim.

Konjufca gjatë një interviste ka folur për rastin e Astrit Deharit, duke i përmendur edhe drejtorin e Policisë së Kosovës dhe Kryeprokurorin e asaj kohe.

Këto krime që po i shpjegoj që kanë ndodh përgjatë rastit, qasi forme kanë dhe qaq janë vegza të lidhura me njëra tjetrën, saqë unë shpresoj dhe jam i bindur se kur të zbulohen e ka mu zbulu se nuk ka qare pa u zbulu, ka me ra krejt rrjeti që e ka organizu këtë krim, sepse forma se cka ka ndodh prej qelisë, reagimi i institucioneve i drejtorit të policisë në moment i koordinum plotësisht me kryeprokurorin e rastit në atë kohë z.Hoxha dhe z.Krasniqi, përpjekja e tyre absolutisht që në rastin e parë me volos si vetëvrasje pa fakte dhe tu u mundu mi shktrru faktet", ka thënë Konjufca në RTV Dukagjin.

Lajme të ngjashme