Konjufca në Strasburg kërkon që Kosova të anëtarësohet në KiE - NACIONALE

Konjufca në Strasburg kërkon që Kosova të anëtarësohet në KiE

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron për vizitë në Strasburg.

Kuvendi përmes një komunikate për media, njoftoi se atje u zhvilluan disa takime, derisa ai theksoi rëndësinë e anëtarësimit sa më të shpejt të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Kryetari Glauk Konjufca potencoi rëndësinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të të Kosovës në Këshill të Evropës dhe kërkoi mbështetjen e grupeve politike dhe të delegaconeve që përfaqësojnë, gjatë vlerësimit dhe procedurave të brendshme.” – thuhet tutje.

Në fund, Kuvendi ka njoftuar si vijon: “U diskutua po ashtu edhe lidhur me caktimin raportuesve për Kosovën nga Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, si dhe Komiteti për Çështje Juridike dhe të Drejta të Njeriut, të cilët do të jenë hartues të raportit për vendin tonë.”

Postimi i plotë:

Kryetari Konjufca zhvilloi takime me kryesues të grupeve politike, komiteteve dhe delegacioneve në APKE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një agjendë të pasur takimesh në Strasburg, me udhëheqës të grupeve politike, komiteteve dhe delegacioneve të ndryshme shtetërore në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

Pas takimeve me drejtues të APKE-së, të zhvilluara gjatë paradites së djeshme, kryetari Konjufca është pritur në takime të veçanta nga kryesuesi i Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbërit, Frank Schëabe, shoqëruar nga anëtarë të tjerë të delegacionit gjerman, kryesuesi i Grupit të Partive Popullore Evropiane, Aleksander Pociej dhe kryesuesi i Grupit të të Majtëve Evropianë të Bashkuar (UEL), George Katrougalos.

Po ashtu kryetari i Kuvendit ka zhvilluar takime me kryesuesin e Komitetit për Çështje Plitike dhe Demokraci, Zsolt Nemeth dhe dy delegacione parlamentare në APKE: delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar dhe atë Francës.

Në këto takime të përzemërta u diskutua lidhur me proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, sfidat që ka para vetes dhe aspiratat euro-atlantike të tij.

Kryetari Glauk Konjufca potencoi rëndësinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të të Kosovës në Këshill të Evropës dhe kërkoi mbështetjen e grupeve politike dhe të delegaconeve që përfaqësojnë, gjatë vlerësimit dhe procedurave të brendshme.

U diskutua po ashtu edhe lidhur me caktimin raportuesve për Kosovën nga Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, si dhe Komiteti për Çështje Juridike dhe të Drejta të Njeriut, të cilët do të jenë hartues të raportit për vendin tonë.

Lajme të ngjashme