Konjufca në gjykatë nuk pendohet për hedhjen e gazit: Ka qenë veprim politik - NACIONALE

Konjufca në gjykatë nuk pendohet për hedhjen e gazit: Ka qenë veprim politik

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dalur sot sërish para gjykatës për hedhjen e gazit lotsjellës vite më parë.

Ai ka thënë se nuk pendohet, pasi ka qenë veprim politik, raporton Betimi për Drejtësi.

“Mbetem pranë asaj që kam thënë në shqyrtim fillestar, unë jam i pafajshëm, ky veprim ka qenë i natyrës politike. Pretendoj që nuk kam përdorur kurrfarë arme, deklaroj që jo vetëm nuk i kam bërë dëm askujt, po as s’kam pas qëllim të tillë”, tha Konjufca gjatë fjalës hyrëse.

“Ajo që më mveshet për pengim të personit, nuk ka qenë ndonjë pengesë fort serioze, meqenëse ajo mbledhje u mbajt 30 minuta pasi që e kam bërë atë veprim, kështu që ka qenë një shtyrje veç 30 minuta e mbledhjes se kryesisë së Kuvendit, prandaj nga gjithë këto që i thashë nuk më duket se është vepër penale serioze”, deklaroi Konjufca.

Ndryshe, në këtë seancë nuk u paraqitën dëshmitarët e thirrur Adem Grabovci e Ismet Beqiri.

Lajme të ngjashme