Konjufca: Natyra mahnitëse e festës së Vitit të Ri, na e shton entuziazmin dhe vullnetin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar shëndet e mbarësi në familjet e qytetarëve në prag të ndërrimit të motmoteve.
Konjufca shkroi në Facebook se Viti i Ri e shton entuziazmin dhe vullnetin, me shpresën se do ta ruajmë përqëndrimin dhe do t'i shtojmë përpjekjet për të arritur më të mirën e mundshme për të gjithë.