Konjufca me kritika të ashpra: Bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet Kosovë-Serbi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pasur kritika të ashpra për bashkësinë ndërkombëtare.
Ai ka thënë se ndërkombëtarët janë të njënashëm në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Bllokimi i fundit ndodhi prej shtetit serb, Serbia i lejoi kriminelët me i blloku kufijtë. Asnjë reagim nuk e pashë nga ana e Brukselit. Bashkësia ndërkombëtare është e njënashme në realcionet mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet një drejtim krejt i ri. Faktorët ndërkombëtarë kanë qenë të rezervuar sa i përket ndarjes dhe rezultatit të hetimeve për Banjskën. Kjo nuk do të thotë që hetimet nuk ekzistojnë e që raportet nuk janë përfunduar. Rezultatet janë kryer, dhe hetimet përgjithësisht edhe shtetet i kanë kryer. Duke përfshirë edhe NATO-n”, tha ai, raporton Nacionale.