Konjufca: Këto vështirësitë e Kosovës me SHBA-të s`janë risi, mospajtime kemi pasur edhe më herët
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk është shprehur i shqetësuar me raportet e Kosovës dhe SHBA-të.
Ai ka bërë me dije se këto vështirësitë e fundit në raportet në mes të dy vendeve nuk janë risi.
I pari i Kuvendit ka bërë me dije se edhe më herët të dy vende kanë pasur çështje ku nuk janë pajtuar.
“Unë mendoj që këto vështirësitë e Kosovës ndonjëherë me SHBA nuk janë risi, domethënë kemi pasur gjatë veprimtarisë sonë politike edhe disa sh’përputhje, gjithsesi se si e perceptojnë atë që është e domosdoshme për Kosovën që të ecet përpara pra në cilën drejtim të ecet përpara”, ka thënë Konjufca, raporton EO.
Sipas tij, shqetësimet e aleatëve kanë të bëjnë me frikën e tensionimit të situatës.
“Kjo që e ka marr pra qeveria e Kosovës strategjinë, është një strategji e sovranitetit të Kosovës, kurse SHBA këtë proces e shohin shumë më shumë prej perspektives së sigurisë, domethënë ata frikësohen se Serbia mund të kundër reagojë dhe kjo e qet situatën prej kontrollit, ky është perceptimi i SHBA-së kështu ka qenë gjithmonë”, është shprehur Konjufca.
Kryeparlamenatri ka thënë se i mirëkupton shqetësimet e SHBA-së
“I mirëkuptojmë kritikat e ShBA-ve. Vërejtjet e tyre nuk kanë lidhje me legalitetin e veprimet tona, por kërkojnë më shumë përgatitje, që të mos ketë tensione”, është shprehur Konjufca.