Konjufca: Kandidimi i dikujt vetëm sa për sy e faqe nuk i shërben demokracisë
Glauk Konjufca e ka komentuar vetëm kandidimin e Albin Kurtit, për të parin e Vetëvendosjes në këto zgjedhje të brendshme.
Ai ka thënë se Albini, nuk ka kundërkandidat siç po thonë oponentët politikë, por sepse ky ishte qëndrimi i të gjithë anëtarëve të partisë, pa përjashtim.
“Për Kryetar të VETËVENDOSJE, sot vetëm Albin Kurti nuk ka kundërkandidat. Jo për shkak të asaj që thonë oponentët tanë politikë, por sepse ky ishte qëndrimi i të gjithë anëtarëve tanë të partisë, pa përjashtim. Shtoja kësaj që, kandidimi i dikujt vetëm sa për sy e faqe, nuk i shërben demokracisë, por përkundrazi e dëmton seriozisht atë”, ka shkruar Konjufca.