Konjufca: Jemi të përkushtuar t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet me Shqipërinë - NACIONALE

Konjufca: Jemi të përkushtuar t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet me Shqipërinë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, është zotuar se do të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nëshkruara me Shqipërinë.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij shqiptare Elisa Spiropali, ai ka thënë se zbatimi i këtyre marrëveshjeve do t`i preferojë të dy shoqëritë.

“Takimet me homologët tanë nga Shqipëria, nuk janë si tipike bilaterale, sepse ne ndonëse kemi ministri të jashtme, Shqipëria e Kosova nuk janë të jashtme për njëra tjetrën. Takimet tona janë vëllazërore, mes të njëjtit komb, më shumë se interesa ndërshtetërore, kanë fat të përbashkët historik. Flasim për përgjegjësi që i takojnë të njëjtit komb. Shumë punë që kanë ndërlidhur republikat tona janë bërë, shumë të tjera do të bëhen gjatë këtij mandati.”, ka thënë ai, duke shtuar se do të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.

“Jemi të përkushtuar t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet me Shqipërinë, mbi 140, dhe për afrimin edhe të shoqërive tona çdo fushë të jetës. Unë e falënderova ministren për mbështetje ne deritashme që Shqipëria i ofron Kosovës, edhe shtetndërtimit otnë. Por edjhe përfaqësimin tonë në arenën ndërkombëtare. Jam i bindur se koordinimi ynë do ta ndihmojë tonë në KiE, edhe drejt NATO-s edhe në organizata tjera ndërkombëtare. Të ardhmet tona do të jenë të lidhura përgjithmonë. E përgëzoj Shqipërinë për hapat gjigant sa i përket integrimeve evropiane, edhe ne duam ta japim të njëjtin shembull si RSH, prandaj punojmë për përmbushje të aspiratave të kombit shqiptar”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme