Konjufca: Është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se gjatë vitit të ardhshëm vendi mund të shkojë të zgjedhje të parakohshëm.
Në një intervistë për “Rubikon”, ai ka thënë se vitit 2024 pritet të jetë mjaft sfidues për Kosovën.
Kryeparlamentari ka treguar se zgjedhjet në SHBA dhe në BE si dhe presidenca bullare e BE-së në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm janë zhvillime të rëndësishme për Kosovën.
“Është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem. Mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, zhvillimet e rëndësishme që pritet të ndodhin në viitn 2024 institucionet e Kospvës duhet t`i zënë me legjitimitet të ri.
“Do të dëshiroja më tepër, është alternativa që e mendoj, që do të ishte shumë më e dëshirueshme… këtë nuk e kam për Lëvizjen vetëvendosje, e kam për Kosovën, do të ishte më e shëndetshme që legjitimiteti i pushtetit të ri të përballet me ato sfida, e jo ato sfida të orientojnë karakterin e legjitimitetit”, ka deklaruar Konjufca.