Konjufca e pranon se konsultohet me Dejona Mihalin: Nuk më jep urdhra, thjesht bisedojmë - NACIONALE

Konjufca e pranon se konsultohet me Dejona Mihalin: Nuk më jep urdhra, thjesht bisedojmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka folur për figurën e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve të LVV-së.

Në përgjigjen e tij, Konjufca theksoi se ai ndonjëherë konsultohet me Mihalin. Megjithatë, Konjufca theksoi se Mihali nuk i jep urdhra.

“Sa i përket Dejona Mihali e mban një pozitë të rëndësishme në VV. Është kryetare e Komitetit të VV-së. Komitetet e bëjnë politikën e VV-së, e prodhojnë politikën profesionale të VV-së. Politika profesionale e komiteteve është në bashkëpunim me deputetët se si t’i përgatisin fjalimet e tyre. Edhe unë konsultohem ndonjëherë me Dejona Mihalin, por nuk mendoj që ajo më jep urdhra mua, thjesht bisedojmë dhe vijmë në konstatime të përbashkëta” – ka deklaruar Konjufca.

Lajme të ngjashme