Konjufca e Kollçaku "mund të tërhiqen, që të tërhiqen 60 nënshkrimet", thotë Hasani - NACIONALE

Konjufca e Kollçaku "mund të tërhiqen, që të tërhiqen 60 nënshkrimet", thotë Hasani

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tha se "kurrëkush nuk i ndal" Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun që të tërhiqen nga kandidaturat presidenciale për t'u kthyer prapa edhe 60 nënshkrimet e dorëzuara proceduralisht për kandidimin e tyre.

Për pretendimet e Vetëvendosjes se duhet të detyrohen 120 deputetë të rrinë në sallë për të votuar për president tha se kjo "është veçse diktaturë" dhe se mandati i deputetit është i lirë.

"Më e lehtë është m'u tërhjek kandidatët. Kurrëkush s'un i ndal me u tërhjek. Nëse tërhiqen këta, brenda 34 ditëve mund të shkohet me kandidat tjerë. Nëse merren vesh politikisht", tha Hasani në KTV.

"Gjykata e ka sqaruar sakt, mandatin e lirë të përfaqësuesit të sovranit të popullit s'un e detyron kurrëkush. Ky i djeshit e ka tregu saktë," tha ai.

Lajme të ngjashme