“Konjufca duhet me i falënderu”, Sherifi: Hamiti, Grabovci dhe Lekaj e shpëtuan nga dënimi
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherfi, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të shpallur si të pafajshëm kryeparlamentarin Glauk Konjufca për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Ai ka bërë me dije se të parin e Kuvendin e kanë shpëtuar nga dënimi Sabri Hamiti i LDK-së, Adem Grabovci i PDK-së dhe Pal Lekaj i AAK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Sherifi ka shkruar se Konjufca duhet t`i falënderojë emrat në fjalë, të cilën nuk treguan që Konjufca ka hedhur gaz në Kuvend.
“Pas lirimit nga akuza me arsyetimin se “asnjë dëshmitar nuk deshmoi në Gjyq që ai ka hedhë gaz lotësjellës në Kuvend”, më e pakta që tani pritet nga Glauk Konjufca është një falënderim publik për dëshmitarët deputetë të “regjimit të vjetër” Sabri Hamiti, Adem Grabovci dhe Pal lekaj të cilët e shpëtuan nga dënimi! P.S nëse nuk guxon prej Albin Kurtit me i falënderu publikisht, së paku nga një sms do të duhej t’ua dërgonte!”, ka shkruar Sherifi.