Konjufca tregon se çka tha në seancën e SEECP-it në Shkup?
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, prit dje nga z.Afrim Gashi, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ku Konjufca mbajti fjalim në seancën e 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA), e cila u mbajt në Shkup, njoftoi Konjufca përmes një postimi në faqen e tij zyrtare.
“Në fjalën time, nënvizova edhe se ngjarja e 24 shtatorit 2023, kur kundër Republikës së Kosovës u krye një sulm i egër terrorist, me pasojë vrasjen e Rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e dy policëve të tjerë, ishte goditje e rëndë jo vetëm për bashkëpunimin, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Prandaj, ai akt duhet dënuar nga të gjithë pa përjashtim, ndërsa përgjegjësit të cilët strehoen dhe mbrohen nga Serbia duhet të vihen përballë drejtësisë. Pa këto qëndrime dhe veprime, do të jetë e vështirë të arrihen synimet e SEECP”, shkruan Konjufca.