Konjufca: Bunjaku tregoi se si duhet të veprojë njeriu, kur e kërkon Republika - NACIONALE

Konjufca: Bunjaku tregoi se si duhet të veprojë njeriu, kur e kërkon Republika

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku. Konjufca ka thënë se Bunjaku ka treguar se si duhet të veproj njeriu në momentet vendimtare, kur e kërkon shteti dhe Republika.

Ai e dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet se si duhet të jepet jeta dhe si të duhet vetëmohohet individi për të mirën e përgjithshme, për lirinë tonë, e cila duhet të kultivohet pandërprerë për të gjithë ne. Prandaj, ai e dha shembullin më të vyer edhe për vëllezërit dhe motrat e tij që vazhdojnë detyrën në Policinë e Republikës së Kosovës sesi duhet të veprojë njeriu në momentet vendimtare kur e kërkon shteti dhe Republika”, tha Konjufca.

Lajme të ngjashme