Konjufca bën homazhe te varri i Adem Demaçit - NACIONALE

Konjufca bën homazhe te varri i Adem Demaçit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli, sot, në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

“Adem Demaçi shquhet si njëri ndër luftëtarët e paepur të kauzës kombëtare dhe njëherësh frymëzues i shumë gjeneratave në përpjekjet për të drejta, liri dhe pavarësi”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

“Për veprimtarinë dhe qëndresën e tij, u nderua me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë Çmimin "Sakharov" nga Parlamenti Evropian”, shkruhet tutje.

Lajme të ngjashme