Kongresmeni Wilson: Mladiqi ishte kriminel lufte, Putini është kriminel lufte - NACIONALE

Kongresmeni Wilson: Mladiqi ishte kriminel lufte, Putini është kriminel lufte

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka kritikuar ashpër funeralin e Ratko Mladiqit, i dënuar për krime lufte, si dhe pjesëmarrjen e figurave politike të lidhura me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Wilson e krahasoi Mladiqin me presidentin rus Vladimir Putin, duke iu referuar të dyve si kriminelë lufte dhe duke e lidhur këtë qëndrim me luftën në Ukrainë.

"Mladiqi ishte kriminel lufte. Putini është kriminel lufte. Funerali është një galeri banditësh, e përbërë nga Vuçiqi anti-amerikan dhe figura të regjimit rus. Populli serb meriton më mirë. Ai meriton sundimin e ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme."

Edhe New York Times raportoi për ceremoninë, duke e përshkruar si "Mijëra serbë mblidhen për të vajtuar Ratko Mladiqin, 'Kasapin boshnjak'".

Lajme të ngjashme