Kongresisti amerikan: Kosova është demokraci, Serbia është satelit i Rusisë - NACIONALE

Kongresisti amerikan: Kosova është demokraci, Serbia është satelit i Rusisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ritchie Torres, kongresist amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, ka dhënë një intervistë të gjatë për RTK-në, ku ka folur për shumë tema. Ai e ka quajtur Kosovën një storie demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa, sipas Torresit, Serbia është një satelit i Rusisë.

“Presidenti Joe Biden ka folur për demokracinë dhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pjesë e kësaj politike. Kosova është një demokraci, një storie demokratike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Serbia është një vend autokrat, përderisa Kosova është një aleate e SHBA-së. Kosova ishte e para që pranoi refugjatë, derisa Serbia është satelit i Rusisë dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj saj, por në të kundërtën ka importuar armë nga ajo. Presidenti rus, Vladimir Putin, është figura më e çmuar në Serbi.” – deklaroi ai.

Lajme të ngjashme