Kongresi i SPD-së, Kurti udhëton për në Gjermani - NACIONALE

Kongresi i SPD-së, Kurti udhëton për në Gjermani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në Berlin të Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se në kuadër të këtij kongresi, Kurti do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së.

“Atje kryeministri Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD). Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane”, është thënë njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurse të dielën, kryeministrit Kurti do të takojë pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Gjermani.

Lajme të ngjashme