Konfiskohet armatim në veri, policia thërret konferencë të jashtëzakonshme
Policia e Kosovës në orën 19:30 pritet të mbajë konferencë të jashtëzakonshme në objektin e drejtorisë në Mitrovicën e Veriut.
Përmes një komunikate për media, policia ka thënë se do të jepen detaje rreth një operacioni ku u konfiskua një sasi e armatimit.
I njëjti, pritet të ekspozohet për media.
Njoftimi i plotë:
FTESË PËR MEDIA
Prishtinë, më 14 qershor 2024
Sot, më 14.06.2024, në ora 19:30, në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media.
Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit, të cilat do të ekspozohen për media.
Datë: 14.06.2024
Vendi: Objekti i Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri
Ora: 19:30
Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë konferencë.