Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave, u vodh rrymë në vlerë mbi 40 mijë euro - NACIONALE

Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave, u vodh rrymë në vlerë mbi 40 mijë euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave, u vodh rrymë në vlerë mbi 40 mijë euro

Oficerët doganor me urdhër të organeve kompetente, të shtunën kanë bastisur një banesë në Podujevë ku edhe janë gjetur mallra ilegale të kontrbanduara.

Sipas njoftimit të doganës, janë konfiskuar “23 copë Ant-Miner El 3 dhe 13 shtëpiza – 1 st cool.

Pajisjet për prodhimin e kriptovalutave, ishin të kyçura ilegalisht ku sipas konstatimeve preliminare ka pasur vjedhje të energjisë elektrike në vlerë mbi 40.000 mijë euro.

“Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganor kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kane njoftuar edhe zyrtarët e KEDS të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bëjmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymës elektrike. Sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjisë elektrike është mbi 40.000 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme