Konfirmohet vizita e Escobar në Prishtinë, nesër në mëngjes takohet me Osmanin - NACIONALE

Konfirmohet vizita e Escobar në Prishtinë, nesër në mëngjes takohet me Osmanin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë nesër në Prishtinë.

Gjatë vizitës së tij, Escobar do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

“Në orën 08:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Në njoftim është bërë e ditur gjithashtu se pas takimit Osmani dhe Escobar, do të kenë deklaratë për media.

Lajme të ngjashme