Konfirmohet vdekja e këmbësorit pasi u godit nga vetura në Bresje - NACIONALE

Konfirmohet vdekja e këmbësorit pasi u godit nga vetura në Bresje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë–Pejë, në afërsi të semaforëve në fshatin Bresje, Fushë Kosovë, ku një person është goditur për vdekje.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Për shkak të hetimeve rruga është mbyllur përkohësisht për qarkullim.

“Rruga Prishtinë- Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njesitet kompetente policore”, tha ai.

Lajme të ngjashme