Konferenca “Rugova dhe Perëndimi”, diplomohen 40 studentë të të Shkollës Politike “Ibrahim Rugova”
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhikur përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se në panelin e dytë të Konferencës “Rugova dhe Perndimi”, pati folës nga fusha e gazetarisë, si Blendi Fevziu, Adriatik Kelmendi e Eugen Saraçini.
Tutje, Abdixhiku ka njoftuar se gjatë kësaj konference janë diplomuar 40 studentë të Shkollës Politike “Ibrahim Rugova”.
E plotë:
Paneli i dytë
Konferenca ‘Rugova dhe Perëndimi”
Blendi Fevziu, Adriatik Kelmendi, Eugen Saraçini e Alush Gashi diskutuan mbi rolin vendimtar të rezistencës aktive politike dhe qytetare drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë; si dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës sot.
Në këtë ngjarje u zhvillua edhe ceremonia e diplomimit e 40 studentëve të dy klasave të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’. LDK nderon dhe ndërton rrugëtimin origjinal të popullit të Kosovës tek breznitë që vijnë, nëpërmjet vepeimit politik e nëpërmejt shkollës politike!