Komunikimi Kusari-Radojiçiq, Tahiri: Turp kombëtar
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri ka folur në lidhje me bisedën e zhvilluar mes Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit.
Tahiri ka thënë se Kusari e ka bërë në emër të Vetëvendosjes apo të kryeminsitrit, Albin Kurti.
“Mendoj që kjo video që po dëshmon pra që Vetëvendosja, tash dihet kush është protagonisti, është Kusari-Lila e ka bërë në emër të Vetëvendosjes apo në emër të Kurtit atë bisedë”, ka thënë Tahiri, në Tëvë1.
Ajo ndër të tjera ka thënë se Kurti po e komandon Kusari-Lilën, por edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani
“Jo veç Kurti që po e komandon Kusarin, po e komandon Vjosën presidenten, mos të flasim kjo ministrja e jashtme, por po e lëmë ate. Ajo që tema që ka qenë e marrëveshjes pra pagat e kujt të UÇK-së, pra ata që ishin ballë të luftës për liri bashkë me LDK-në , ku kam qenë edhe unë udhëheqëse, me të vërtetë është një turp kombëtar, një kërcënim që Kurti e ka pas plotë gojën kombëtari, ka thënë në as nuk bideson me Serbinë as me Vuçiqin, e tash ai me kënd po flet? Me Radoçiqin që ishte në ballë të sulmit në Banjskë me të cilin provuan ta kërcënojnë veriun e Kosovës.” – ka thënë Tahiri.