Komunikata e Qeverisë kundër Supremes, Gruda: E shkruar në panik, rrethi për Qeverinë po ngushtohet
Përparim Gruda, deputeti dhe juristi i PDK-së, referuar komunikatës së djeshme të Qeverisë në detyrë kundër Gjykatës Supreme, tha se është shkruar “në panik”.
Në Rubikon të Klan Kosovës, Gruda tha se “kushdo që e lexon këtë komunikatë, e kupton atë që thash, rrethi për Qeverinë po ngushtohet, kjo është e shkruar në panik”.
“Pse? Deri sot këta kanë thënë “nuk është problem me ushtru funksionin e deputetit dhe ministrit”, prej dje Qeveria po thotë hala nuk jemi deputet. Deputet ne bëhemi ditën e certifikimit të rezultateve”, u shpreh tutje Gruda