Komuna Prishtinës prezanton programin e mësimit gjithëditor: Përmirëson cilësinë në arsim - NACIONALE

Komuna Prishtinës prezanton programin e mësimit gjithëditor: Përmirëson cilësinë në arsim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Përparim Rama së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu, kanë prezantuar programin e ri të mësimit gjithëditor në pesë shkollat e Kryeqytetit.

Në konferecë për media u tha se qëllim i tij u tha se është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe avancimi i aftësive të fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare.

Shkollat e kryeqytetit që do të fillojnë më mësimin tërëditor nga shtatori i këtij viti janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”.

Rama, tha se kjo do të ketë ndikim edhe tek prindërit, pasi nuk do të kenë nevojë t’i marrin fëmijët në mesditë.

Mbi te gjitha do të ketë me pak stres te prindërit sepse nuk kanë nevoje të shkojnë t’i marrin fëmijët në shkollë. Prindërit munden me u fokusu diku tjetër dhe jo të shkojnë t’i marrin në mes të ditës. Mësimi tërëditor i bënë më të përmbushur edhe prindërit dhe fëmijët”, tha Rama.

Nga ana tjetër drejtoresha Lushaku-Sadriu, tha se qëllimi i këtij programi është ngritja e cilësisë dhe shndërrimi në model për komunat tjera.

Qëllimi është ngritja e cilësisë së arsimit dhe të jetë edhe model në komunat tjera. Ka edhe shtete qe e praktikojnë mësimin tërëditor nga 1 deri 5. Kemi siguruar mjete dhe do t’ju mundësojmë që korrikula bazë të realizohet në mënyrë më kreative. Kemi marre sportist në mënyrë qe t’i realizojmë në mënyrë profesionale lëndën e sportit”, u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme