Komuna e Vitisë për paralajmërimin e Muratit për auditim: Kërcënim direkt
Komuna e Vitisë, e cila udhëhiqet nga Sokol Haliti i LDK-së, auditimin e paralajmëruar të ministrit Murti për komunat që nuk i kanë dërguar listat e punëtorëve grevistë, po e quan si kërcënim direkt.
Në një përgjigje për Nacionalen, kjo komunë thonë se kjo është kërcënim direkt, për zyrtarin kryesorë financiar të komunës.
“Çdo komunë për çdo vit i nënshtrohet dy llojeve të auditimit, auditimit të brendshëm dhe auditimit të jashtëm. Kur punët e komunës shkojnë në përputhje me procedurat ligjore, që janë obligative për ushtrimin e pushtetit lokal, çdo auditim jashtë këtyre procedurave ka emërtim tjetër. Këtë qëndrim të ministrit të financave, e konsiderojmë si lloj kërcënimi direkt, për zyrtarin kryesorë financiar të komunës”, thonë nga kjo komunë.