Komuna e Vitisë krenohet që kryetari del në terren edhe vikendeve - NACIONALE

Komuna e Vitisë krenohet që kryetari del në terren edhe vikendeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Vitisë e ka vlerësuar lartë aktivitetin e kryetarit Sokol Haliti që edhe në vikend të del në terren.

Në njoftimin për medie të komunës është thënë se ndonëse fundjavë kryetari me bashkëpunëtorë është interesuar për realizimin e projekteve.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndonëse fundjavë ai më bashkëpuntorë është interesuar për projektet që janë duke u realizuar në territorin e kësaj komune. Ai qëndroi në Tërpezë ku edhe sapo kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës së varrezave dhe disa rrugë të tjera. Gjithashtu në këtë lokalitet po bëhet rregullimi i rrugës fushore Tërpezë -Fshati i Ri që lidhet edhe me lagjen Alidema në Pozharan”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme