Komuna e Prizrenit njeh gjuhën romë si gjuhë në përdorim zyrtar
Komuna e Prizrenit, sot ka marrur vendim që të njohë gjuhën rome si gjuhë zyrtare të kësaj komune.
Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i OJQ-së, ‘Durmish Aslano’, Fatmir Menkeshe, ku këtë moment e ka cilësuar si historik për komunën e Prizrenit.
‘’Komuna e Prizrenit njeh gjuhën rome si gjuhë në përdorim zyrtar! U shkruajt Historia në Prizren!’’, ka thëne Menekshe, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Menkeshe, ka thënë se u realizua ëndrra shumë vjeçare e intelektualeve romë.
‘’ U realizua një ëndërr shumë vjeçare e intelektualëve të ndjerë: Nexhip Menekshe, Kujtim Paçaku, Ibrahim Elshani’’, tha ai.
Përmes këtij vendimi, komuna e Prizrenit behët komuna e parë në Kosovë që jeh gjuhën rome si gjuhë në përdorim zyrtar.