Komuna e Prishtinës sqaron akuzat për darkat dhe drekat e Përparim Ramës - NACIONALE

Komuna e Prishtinës sqaron akuzat për darkat dhe drekat e Përparim Ramës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës i është kundërpërgjigjur degës së LV-së në Prishtinë për akuzat rreth shpenzimit të buxhetit për darkat nga kryetari i komunës, Përparim Rama.

Përmes një komunikate për medie, komuna ka tregua se shpenzimet për dreka dhe darka janë konform nevojave protokollare të kryeqytetit.

Pas shkrimeve të disa mediave, ju sqarojmë se të gjitha shpenzimet për dreka dhe darka janë konform nevojave protokollare të Kryeqytetit. Me këtë rast ju njoftojmë se përmbledhja e faturave të shpenzimeve në vlerë të 3,393 euro e 25 cent në restaurant ‘Soma’ është shpenzim brenda periudhës njëmujore për pritjen e mysafirëve dhe delegacioneve nga jashtë, si dhe shpenzime të dedikuara për dreka pune. Fatura tjetër në vlerë prej 2,100 eurove në restaurant ‘Tifanny’, është shpenzim për pritjen e organizuar për mysafirët e ardhur për Manifesta”, është thënë në njoftimin e komunës.

Lajme të ngjashme