Komuna e Prishtinës sot në ora 10:00 do t`i heq tabela e ekspozitës për masakrat
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në orën 10:00 do të organizojnë një aksion për heqjen e tabelës së vendosur në sheshin qendror të Prishtinës për masakrat e ndodhura në Kosovë.
Përmes një komunikate për media, komuna ka treguar se një gjë e tillë do të bëhet pasi në ekspozitë janë evidentuar gabime të shumta dhe pasaktësi.
“Ju njoftojmë se sot, me datë 28.03.2026, duke filluar nga ora 10:00, ekipet e Kryeqytetit do të ndërmarrin aksionin për heqjen e tabelës së ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”. Ky veprim vjen pas vendimit të Kryetarit të Kryeqytetit z. Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës”, është thënë në njoftimin e komunës.