Komuna e Prishtinës: Sot do të bëhen publike adoptimet e para të qenve endacakë
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të bëhen publike adoptimet e para të qenve endacakë.
Sipas njoftimit, ky aktivitet do të mbahet në fshatin Honrofc me fillim nga ora 11:00.
I pranishëm në këtë aktivitet do të jetë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Nesër, e hënë 28.08.2023, në ora 11:00, në fshatin Honrofc (koordinatat e vendit:42.598360,21.274188) do të bëhen publike adoptimet e para të qenëve endacak dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve. I pranishëm do të jetë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.” – thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që kushdo që adopton një qen endacak do të kompensohet me 50 euro.
