Komuna e Prishtinës shpall njoftim për një kontratë plot 8 milionë euro - NACIONALE

Komuna e Prishtinës shpall njoftim për një kontratë plot 8 milionë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka shpallur hapjen e tënderit prej tetë milionë eurove për një kontratë të paraparë.

Sipas të dhënave të paraqitura në kontratë, synimi kryesor i këtij tenderi është ndërtimi i sallës multifunksionale të re për sportet me dorë.

Autoriteti Kontraktues do të kualifikoj në maksimum 6 operator ekonomik. Faktori i cilio do të merret në konsideratë gjatë ri ekzaminimit është a) Vlera më e lartë e kontratave të përfunduara me sukses që e plotësojnë kriterin e kapacitetit teknik deklaruar në aneksin 4”, thuhet në njoftim.

Sipas po të njëjtit njoftimit për kontratë të publikuar të nga Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës, afati për dorëzimin e ofertave për tenderin në fjalë do të përfundojë më 31 tetor.

Zyra e Prokurimit ka bërë të ditur se do të kualifikojë deri në gjashtë kompani private në garën e ofertave për tenderin 8 milionësh.

https://prishtinaonline.com/uploads/b05_njoftim_per_kontrat_1%20(196).pdf

Lajme të ngjashme