Komuna e Prishtinës njofton se rruga “Garibaldi” do të mbyllet për dy ditë, shkak festimet për pavarësi
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e shtuna, 15 shkurt me fillim nga ora 22:00 e deri të hënën më 17 shkurt në ora 20:00, rruga "Garibaldi" (nga udhëkryqi i Bankës Qendrore deri te Grand Hoteli) do të jetë e mbyllur për parkim dhe qarkullim.
Kjo masë është ndërmarrë për të mundësuar organizimin e parakalimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë më 17 shkurt.
Komuna u bën thirrje qytetarëve të planifikojnë lëvizjet e tyr,e duke përdorur rrugë alternative dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve për të siguruar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm.