Komuna e Prishtinës ndan 25 mijë euro si ndihmë për ngrohje, për 100 familje
Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, ka ndarë 25 mijë euro si ndihmë për ngrohje, për 100 familje.
Vendimin e ka nënshkruar drejtoresha e Mirëqenie Sociale, Adelinë Sahiti.
“Në këtë kohë të inflacionit Komuna e Prishtinës edhe njëherë po dëshmon që është me qytetarët e saj, e veçanërisht atyre në nevojë. Sot nënshkrova vendimin për ndarjen e 25 mijë eurove, për 100 familje, raste sociale dhe të komuniteteve”, ka shkruar Sahiti në Facebook.