Komuna e Prishtinës: Mjetet financiare ende nuk janë bartuar nga Ministria e Financave - NACIONALE

Komuna e Prishtinës: Mjetet financiare ende nuk janë bartuar nga Ministria e Financave

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka dalur me reagim lidhur me situatën financiare.

Komuna ka theksuar se mjetet ende nuk janë bartuar nga Ministria e Financave.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024.

Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komuna e Prishtinës.

Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Lajme të ngjashme