Komuna e Prishtinës hap thirrjen për përkrahjen e fermerëve në ndërtimin e serave
Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se është hapur thirrja për përkrahjen e fermerëve në ndërtimin e serave.
Postimi:
NJOFTIM PËR FERMERËT E KRYEQYTETIT
Kryeqyteti ju njofton se është hapur thirrja për aplikim për përkrahje në ndërtimin e serave.
Në kuadër të kësaj thirrjeje, do të përkrahet ndërtimi i:
• Serrës së tipit “Tunel”, me sipërfaqe prej 200 m².
Afati i aplikimit: 15.04.2026 – 05.05.2026
Aplikimi bëhet në objektet e Bashkësive Lokale në: Besi dhe Muhaxherëve.
Thirrjen për aplikim mund ta gjeni në këtë link:
https://prishtinaonline.com/…/thirrja_per_aplikim_per…