Komuna e Pejës: Situata ka filluar që të qetësohet pas vërshimeve
Komuna e Pejës mbrëmjen e së shtunës është përmbytur nga të reshurat e dendura të shiut.
Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se situata ka filluar që të qetësohet, mirëpo disa lagje ende janë të rrezikuara.
“Situata ka filluar që të qetësohet. Lagjet Asllan Qeshmja dhe Fidanishtja janë më të rrezikuara. Ekipet kanë dal në terren.” – ka bërë të ditur Zekaj.
