Komuna e Leposaviqit voton për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës
Kuvendi i Komunës së Leposaviqit pak çaste më parë ka votuar për t’iu bashkur kjo komunë Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Në një psotim, nënkryetari i LVV-së në Mitrovicë, Alban Uka, ka njoftuar se votimi është bërë në një frymë unanime dhe se nuk kishte kundërshtime.
“Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit përmes votimit pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës! Na priftë e mbara!.” - njoftoi ai.