Komuna e Kamenicës: Mësimi ka filluar në dy shkolla, nesër pritet edhe në tjerat - NACIONALE

Komuna e Kamenicës: Mësimi ka filluar në dy shkolla, nesër pritet edhe në tjerat

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Kamenicës, ka njoftuar publikun se sot ka filluar mësimi në dy shkolla të kësaj komune. Njëra në Karaçevë të Poshtme dhe Busavatë.

Tutje kjo komunë tregon se nesër do të fillojë mësimi edhe në shkollat e tjera.

“Ka filluar procesi mësimor në Komunën e Kamenicës

Sot ka filluar procesi mësimor në shkollat e fshatrave Karaçevë e Poshtme dhe Busavatë.

Nga nesër procesi mësimor do të fillojë edhe në Institucionin Parashkollor "FILIZAT" dhe shkollat e tjera.

Falënderojmë mësuesit që janë treguar të arsyeshëm, edhe kundrejt kërkesave të tyre por edhe zhvillimit të mësimit”, thuhet në njoftimin e kësaj komune në faqen zyrtare.

Lajme të ngjashme