Komuna e Kamenicës me apel për mbrojtje ndaj zjarrit - NACIONALE

Komuna e Kamenicës me apel për mbrojtje ndaj zjarrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Kamenicës sot ka bërë apel për mbrojtje ndaj zjarrit, pasi që temperaturat e larta dukshëm rrezikojnë shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura malore dhe fushore.

Faktorë është edhe sezona e korrjeve – shirjeve, që mundësia e zjarrvënies së barishteve të thara është më e madhe.

“Lidhur me këtë ,me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, ambientit, florës dhe faunës së Komunës së Kamenicës, APELOJMË tek të gjithë qytetarët, Institucionet Publike dhe Private që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit”, njofton Komuna e Kamenicës.

Lajme të ngjashme