Kompromisi i Kurtit për Ligjin për të Huajt, reagon edhe Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas kompromisit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me Ligjin për të Huajt.
Në një shkrim në rrjetin social X, ai ka thënë se BE-ja duhet të heqë masat ndëshkuese dhe ta çojë përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim.
“Ne e mirëpresim koordinimin mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt. Çmontimi i strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet ta përputhë këtë guxim duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim.
Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është vetë fitorja strategjike e Evropës” – ka shkruar ai.
We welcome Kosova - EU coordination on the Law on Foreigners. Dismantling parallel structures is hard work. The EU should match that courage and lift punitive measures, move on Kosova's membership application.
— Edi Rama (@ediramaal) March 14, 2026
A Western Balkans fully inside the EU is not charity. It is Europe's…