Kompania që përmendi Kurti sot në mëngjes paralajmëron padi ndaj tij - NACIONALE

Kompania që përmendi Kurti sot në mëngjes paralajmëron padi ndaj tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania “Quantic”, ka paralajmëruar padi ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për deklaratën e sotme të tij, që tha se “Quantic” ka dështuar në kryerjen e punës së tyre dhe rikthimin në funksion të kamerave në QKUK.

Nga kjo kompani përmes një reagimi në Facebook, kanë thënë se kamerat nuk kontrollohen dhe vendosen nga ata pasi kompania e tyre është fituese e kontratës “mirëmbajtjen e laurave dhe vijushmërisë në punë”.

Ne si kompani "Quantic" jemi fitues te kontrates per mirembajtjen e laurave dhe vijushmërise ne pune , dhe nuk kemi kontrat per mirembajtje te kamerave apo vendosje te tyre. Ne pikat dalse te laurave jane 6 kamera qe jane vendosur nga kompania e kalume qe jane perdorur per nevoja te kompanis per ti kontrolluar terminalet se a jane ne funksion dhe asesi per vezhgim , pozicioni tyre eshte ne drejtim te terminaleve”, thuhet në reagim.

“Quantic” ka thënë se Kurti ka dëmtuar imazhin e kompanisë dhe kështu do ta padisin atë.

Ne do te bejme padi ndaj Kryeministrit per prishje te imazhit te kompanise dhe dezinformat rreth mirembajtjes se tyre”, thuhet ndër të tjera.

Në anën tjetër, Kurti ka thënë se dy kompanitë “Security Code” dhe “Quantic”, kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre.

Një herë me 19 gusht dhe pastaj sërish me 7 tetor iu dogj vetura Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija. Pas një pune intensive të tij janë gjetur shkelje të shumta të dokumentuara në raport përkatës. Dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”.”, ka shkruar Kurti pas vizitës dhe takimit në ShSKUK.

Reagimi i plotë:

Lajme të ngjashme