Kompania prestigjioze BINNI, nënshkruan bashkëpunimin e radhës me DAAKONN INVESTMENTS! - NACIONALE

Kompania prestigjioze BINNI, nënshkruan bashkëpunimin e radhës me DAAKONN INVESTMENTS!

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ky bashkëpunim reflekton punë të dyanshme të dy liderëve siç janë z.Nexhat Fazliu - "BINNI" dhe z.Nazmi Viqa - "DAAKONN INVESTMENTS".

Puna plot përkushtim përherë të orienton drejt një suksesi të pafund dhe BINNI, edhe njëherë dëshmoi që përherë është krah i projekteve gjigande duke i pasuruar ato edhe më shumë me produktet nga cilësia më e lartë. Jetësimi i projektit Baci Towers bazuar në standarde evropiane është vlerë e shtuar për vendin, pasi që pamja e veçantë po kompletohet edhe më shumë me dritaret Schüco/Living përmes së cilave reflektohet në mënyrë të përsosur eleganca që vetëm BINNI di të krijojë!

Nazmi Viqa e ushtroi profesionin e tij të afarizmit larg atdheut për më shumë se 25 vite, ai njëherit është bashkëthemelues dhe bashkëpronarë i kompanisë AWR Abbruch GmbH në Gjermani. Dhe tani dashurinë ndaj vendlindjes ai po e shfaqë me jetësimin e Baci Towers, kullave binjake të cilat po e zbukurojnë imazhin e qytetit të Ferizajt me planin dhe ndërtimin superior.

Kur dy udhëheqës bëhen bashkë, perfeksioni bëhet pjesë e përditshmërive dhe rutinave tuaja!

* Lajm i sponsorizuar.

Lajme të ngjashme