Komiteti anti-Torturë i Këshillit të Evropës viziton Kosovën - NACIONALE

Komiteti anti-Torturë i Këshillit të Evropës viziton Kosovën

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Komiteti kundër Torturës i Council of Europe zhvilloi një vizitë në Kosovë.

Vizitau realizua nga delegacioni i Komiteti për Parandalim të Torturës (CPT), në kuadër të mandatit të tij monitorues.

Kjo ishte vizita e pestë, mbi bazën e marrëveshjes së vitit 2004 mes Këshillit të Evropës dhe UNMIK-ut.

Delegacioni shqyrtoi trajtimin dhe kushtet e ndalimit në polici dhe në disa burgje të vendit.

Gjatë qëndrimit, delegacioni zhvilloi takime me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë.

Në mesin e tyre ishin drejtues të UNMIK-ut, të EULEX-it dhe OSBE-së.

Delegacioni u takua edhe me ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë dhe drejtues të Shërbimit Korrektues.

Në përfundim të vizitës, gjetjet paraprake iu paraqitën autoriteteve përkatëse.

Vizitat përfshinë qendra ndalimi policore dhe institucione korrektuese në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Lipjan dhe Dubravë.

Lajme të ngjashme